KRYEFAQJA » LAJME » Hyseni: 33 kallëzime penale brenda vitit në luftën kundër terrorizmit
hyseni

Hyseni: 33 kallëzime penale brenda vitit në luftën kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë para Kuvendit të Kosovës se për një vit që kur ka hyrë në fuqi Ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftrat e huaja, janë ngritur 33 kallëzime penale që ndërlidhen me terrorizmin. Këtë pasqyrë, Hyseni e ka prezantuar në përgjigjen që i ka kthyer pyetjes së parashtruar nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama rreth efekteve që ka prodhuar Ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja.