KRYEFAQJA » LAJME » Njësi të e posaçme antikorrupsion për Reformën në Drejtësi

Njësi të e posaçme antikorrupsion për Reformën në Drejtësi

Avokat Spartak Ngjela pranon se reforma ka dy arsye për të cilat do të ketë ndihmë në profesionalitetin dhe moralin e gjykatësve shqiptare. Sipas tij zvarritjet kanë qënë gjithnjë arsye profesionale dhe se shtyerja pa fund e proceseve civile i dedikohet mungesës së profesionalizmit. Sipas tij vëndi ka nevojë për krijimin e gjykatave , korpuse të ekspertëve në çëshjtet e ligjit, duke zgjidhur përfundimisht zvarritjet dhe korrupsionin.

Deri më tani në diskutime ekspertësh mbi reformën janë bërë ndryshimet kushtetuese, por në thelb reforma nuk është thjeshtë ndryshim i saj.

Vasilika Hysi , pjesë e tryezës së diskutimeve e draftit për reformën në drejtësi, thotë është një paketë me 40 ligje të ndryshme që pritet të ndryshojnë , ku hap i parë janë ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet bazë organike, çdo do të sjell një gjykatë me fleksibël , më pak të kushtueshme për qytetarët dhe duke i dhënë fund zvarritjeve.

Hysi thotë se reforma do të rikonceptojë të drejtën penale, ku pritet të krijohen njësitë e posaçme antikorrupsion.