KRYEFAQJA » LAJME » Hysi: Nuk do të ketë më prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe të pandershëm

Hysi: Nuk do të ketë më prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe të pandershëm

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi vijoi edhe sot punën pa praninë e opozitës. Në përfundim deputetja Vasilika Hysi bëri të njohur se u diskutua mbi dy ligje të rëndësishme për sistemin gjyqësor duke veçuar atë për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të reflektohet për ta në një sërë garancish edhe ekonomike. Ajo tha se me miratimin e këtyre ligjeve, nuk do të ketë më prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe të pandershëm. Një tjetër ligj i konsultuar sot në komision ishte edhe ai për statusin e administratës gjyqësore, i cili do të kaloje për diskutim nen për nen javën që vjen.