KRYEFAQJA » LAJME » Bota » I dërguari i OKB-së në Siri: Nuk dihet se kur do të fillojnë bisedimet për paqen
mistura

I dërguari i OKB-së në Siri: Nuk dihet se kur do të fillojnë bisedimet për paqen

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stafan de Mistura, tha se nuk është e qartë se kur do të zhvillohet raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqen në Siri. Raundi i fundit i negociatave midis Qeverisë dhe opozitës siriane është ndërprerë në prill, pasi forcat qeveritare, të mbështetura nga Rusia, intensifikuan sulmet në qytetin Alepo. “Unë ende synoj që bisedimet të rinisin në korrik, por jo me çdo kusht dhe pa disa garanci”, tha De Mistura, duke paralajmëruar se koha për zgjidhjen e konfliktit po kalon. Një armëpushim, i ndërmjetësuar në shkurt, ka sjellë qetësi të brishtë në Siri për rreth dy muaj, por luftimet kanë rinisur në shumicën e zonave. Lufta civile atje ka nisur në vitin 2011. Mbi 270,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.