KRYEFAQJA » LAJME » I dha 50 mijë euro gjyqtares, gjykata e lartë lë në burg Ilia Çabirin

I dha 50 mijë euro gjyqtares, gjykata e lartë lë në burg Ilia Çabirin

Në një seancë me dyert të mbyllura kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka marr vendimin të lërë në burg Ilia Çabirin, personin e vënë nën akuzë se në këmbim të një vendimi për njohjen dhe kthimin e 40 hektarëve tokë, i ofroi një gjykatëse 50 mijë euro. Gjykata rrëzoi gjithashtu edhe kërkesën e palës mbrojtëse për pavlefshmërin e përgjimeve. Pas seancës avokati Ndue Pjetra deklaroi se historia është stisur dhe se i përfshirë në këtë histori shantazhi është dhe një oficer i policisë gjyqësore.
Ilia Çabiri, sot gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe është një nga tre të arrestuarit për rryshfetin e 50 mijë eurove, dhënë gjyqtares Majlinda Andrea. Pas hetimeve rezultoi se Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro. Shumë e cila pretendohet ti jetë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares së gjykatës së Lartë Odhise Andrea, i shpallur në kërkim, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino.