KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Abdeslam, dërgohet në gjykatën kryesore të Parisit
I dyshuari për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam, dergohet sot në gjykatën kryesore të Parisit

Abdeslam, dërgohet në gjykatën kryesore të Parisit

I dyshuari për sulmet e Parisit Salah Abdeslam është dërguar sot në gjykatën kryesore të Parisit, ku po përballet me pyetjet e gjykatëseve franceze. Abdeslam besohet të jetë i vetmi i mbijetuar i grupit militant islamik që ndërmorri sulme terroriste nëntorin e shkuar në Paris, duke shkaktuar vdekjen e 130 personave. Pasi u deportua në Francë nga Belgjika në 27 prill të këtij viti, Abdeslam është mbajtur i izoluar në një burg të sigurisë së lartë në rrethinat e Parist. Ai po hetohet për terrorizëm dhe po përballet me akuzën e vrasjes në Francë, por ka premtuar se do të flasë para gjykatësve. Nëse Abdeslam bashkëpunon dhe u përgjigjet pyetjeve të gjykatësve, seanca e sotme dëgjimore, e cila nuk është e hapur për mediat dhe publikun, pritet të zgjasë gjithë ditën. 23 vjecari Abdeslam ishte edhe i arratisuri më i kërkuar i Europës deri në 18 mars, kur u kap nga policia belge. Ai u transportua me helikopter në Paris nën masa të rrepta sigurie, dhe më pas u dërgua me makinë në një nga gjykatat kryesore në qendër të kryeqytetit.