KRYEFAQJA » LAJME » I ftohti i acarte ka përfshirë Kosovën
bore ne kosove

I ftohti i acarte ka përfshirë Kosovën

Reshjet e dendura të borës, erërat e forta dhe temperaturat nën zero kanë përfshirë Kosovën këto ditë. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra në zonat malore dhe 30 centimetra në Kosovën qëndrore. Në Ferizaj trashësia e dëborës ka shënuar kuotën e 42 centimetrave. Instituti hidrometeorologjik ka njoftuar se temperaturat do të vijojnë të jenë nën zero gjatë gjithë javës, ndërsa autoritetet kosovare kanë vijuar marrjen e masave për qarkullimin e automjeteve në rrugët kombëtare. Rrugët në zonat malore janë bërë të pakalueshme, dhe disa zona janë izoluar për shkak të dendësisë së madhe të rreshjeve të dëborës.