KRYEFAQJA » LAJME » Bota » I riu japonez që masakroi 19 persona, i qeshur para kamerave

I riu japonez që masakroi 19 persona, i qeshur para kamerave

26-vjeçari japonez Satoshi Uematsu, i cili dy ditë më parë vrau 19 persona në një qendër kujdesi për invalidët, është bërë protagonist i një videoje që tregon edhe një herë absurditetin e sjelljes së tij. Në videon e publikuar së fundmi ai ka buzëqeshur para kamerave teksa ndodhej në sediljen e pasme të një makine policie. Japonezi është vetëdorëzuar në rajonin e policisë dhe sulmin e ka justifikuar me faktin se veprimi i tij ka ardhur si pasojë e dëshirës së tij për të pastruar botën nga invalidët dhe të sëmurët.