KRYEFAQJA » LAJME » I riu kërcënon të hidhet nga vinçi, por policia e bind të zbresi
vinc, hedhje, kercenim per vetvrasje, i riu

I riu kërcënon të hidhet nga vinçi, por policia e bind të zbresi

Një person 25-vjeç në gjendje të rënduar psikologjike ka hipur në vinçin në vendin ku do të ndërtohet stadiumi “Arena Kombëtare” duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia. Ai është Erjon Selimaj 25 vjeç dhe shprehet se është jetim dhe se shteti e ka lënë pa shtëpi. Selimaj babain e ka të sëmurë mendor, ndërsa nënën në Itali, e cila e ka braktisur. Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas tre orësh ka bindur të riun të zbresi. Ende nuk dihet sesi i riu ka arritur që të shpëtojë nga vëmendja e punonjësve të stadiumit duke u ngjitur në vinç.