KRYEFAQJA » LAJME » Ibrahimović dërgon Suedinë në Euro 2016
Ibrahimović dërgon Suedinë në Euro 2016

Ibrahimović dërgon Suedinë në Euro 2016

Stadiumi Telia Parken i Kopenhagenit është plot dhe mbizotëron një atmosferë e madhe për këtë derby skandinav të shumëpritur, ndeshja e kthimit e play-off-it për në Euro 2016.

Danimarka fillon fort me anë të Yussuf Poulsen që shkon pranë golit në minutën e 5-të kur goditja e ij me kokë u devijua nga Kim Källström dhe topi preku traversën. Është Thomas Delaney që i afrohet përsëri golit në minutën e 8-të për vendasit. Përsëri danezët në minutën e 13-të me anë të Poulsen i afrohen golit. Në minutën e 19-të është radha e Suedisë, goditje këndi, gjuan Källström, topi shkon te Zlatan Ibrahimović, që ndodhet në mesin e vijës së zonës së portës, godet me të djathtën dhe 0-1. Në minutat 30 dhe 31 rrezikojnë përsëri danezët. Në minutën e 36-të, Suedia pranë golit me anë të Ibrahimović.

Edhe pjesa e dytë fillon nën presionin e vendasve. Në minutën e 47-të Christian Eriksen i afrohet golit. Në minutën e 76-të vjen goli i dytë suedez. Përsëri Ibrahimović, këtë radhë nga një goditje dënimi nga rreth 25 metra lag, topi përfundon pak poshtë trekëndëshit të majtë të portjerit Andreas Isaksson. Në minutën e 82-të vjen goli i Danimarkës me anë të Poulsen. Vendasit vazhdojnë të sulmojnë dhe në minutën e 91-të vjen goli i barazimit që mban firmën e Jannik Vestergaard. Suedezët fillojnë festën pasi arritën të presin biletën për në Francë.