KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Identifikohet agresori i dytë i sulmit në një kishë të Francës
karta

Identifikohet agresori i dytë i sulmit në një kishë të Francës

Prokurorët francezë bënë të ditur emrin e agresorit të dytë që u përfshi të martën në vrasjen e një prifti në një kishë të Normandisë. Ai është 19-vjeçari Abdel Malik Petitzhon. Agresori tjetër u identifikua më herët si Adel Kermish, 19 vjeç. Të dy këta persona u qëlluan për vdekje nga policia në ambientet jashtë kishës Sont-Etien-Dy-Ruvrei, pasi vranë At Zhak Hamel dhe mbajtën disa persona pengje. I ashtuquajturi Shteti Islamik publikoi një video ku bëri të ditur se të dy të rinjtë ishin mbështetës të këtij grupi terrorist. “Pas testeve të ADN-së rezultoi se terroristi i dytë është Abdel Malik PetitZhon”, u shpreh një burim i zyrës së prokurorit të Parisit. Petitzhon nga Franca lindore ka qenë në listën e vëzhgimit të personave radikalë. Policia ishte në kërkim të tij që para se ai të ndërmerrte sulmin. Karta e identitetit të Petitzhon u gjet në shtëpinë e Kemish, por testi i ADN-së ishte i nevojshëm pasi policia nuk mund të kryente identifikimin pamor të tij për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në trup dhe fytyrë. Edhe Kemish monitoriohej nga policia dhe kishte në trup një pajisje të mbikqyrjes elektronike në kohën kur ndërmorri sulmin. Ai ishte arrestuar dy herë vitin e shkuar, pasi ishte përpjekur të shkonte në Siri për t’iu bashkuar Shtetit islamik.