KRYEFAQJA » LAJME » Idomeni: Edhe më tej mjerim dhe vuajtje për refugjatët
Idomeni: Edhe më tej mjerim dhe vuajtje për refugjatët

Idomeni: Edhe më tej mjerim dhe vuajtje për refugjatët

Moti me shi ka sjellë më tepër mjerim e vuajtje për 12 mijë refugjatët që kanë mbetur në Idomeni, buzë kufirit grek me atë maqedonas. Ditët e kaluara mes pritjes dhe baltës vazhdojnë të zgjaten ndërkohë që kufijtë e rrugës ballkanike tashmë janë mbyllur. Në Idomeni, rreth 2 mijë refugjatë kanë hequr dorë nga kërkesa për të vazhduar rrugën drejt Evropës veriore dhe janë sistemuar nëpër kampet e pritjes. Por edhe numri i përgjithshëm i refugjatëve në Greqi këtë javë ra nga 50 mijë në 42 mijë. Qeveria greke thotë se shpreson shumë që brenda javës, kampi i Idomenit të zbrazet nga refugjatët dhe të gjithë e pranojnë vendosjen nëpër kampe të tjera ose rikthimin në Turqi. Po jo të gjithë mendojnë kështu. Të gjithë këta janë njerëz të arratisur nag Siria. “Kemi ikur që t’u shpëtojmë bombave! Erdhëm me varka gome nga Turqia! Kemi paguar nga 700 dollarë për person! Kemi paguar që të shpëtojmë shpirtin”, thotë një refugjat 25 vjeçar, i cili, si shumë të tjerë, është i vendosur të arrijë në Gjermani.