KRYEFAQJA » LAJME » Idomeni, protestë kundër mbylljes së kufijve

Idomeni, protestë kundër mbylljes së kufijve

Duke mbajtur lule të bardha dhe një baner ku lexohej “Ne po vritemi në mënyrë e heshtur”, femijët e kampit të Idomenit zhvilluan protestën e tyre kundër mbylljes së kufinjve. Fëmijët marshuan në shinat e linjës hekurudhore që lidh Greqinë me Maqedoninë deri tek gardhi kufitar, duke kërkuar që Maqedonia të hapte kufirin që ata të vijojnë udhëtimin e tyre në Europën qëendrore. Polica u dha leje fëmijëve të afroheshin pranë portave të kufirit. Ata vendosen lule mbi gardh, dhe hodhën disa të tjera nga ana tjetër e kufirit, ku policia maqedonase po vezhgonte veprimet e tyre. Ndërkohe disa dhjetra refugjatë nga Afganistani dhe Pakistani kanë protestuar në qëndrën e regjistrimit Moria të ishullit Lesbosë. Ata ishin ulur në hyrje të qëndrës duke thirrur “liri”, dhe kërkuan të liheshin të lirë dhe të mos deportoheshin në Turqi. Sipas marrëveshjes me Bashkimin Europian dhe Turqisë, të gjithë refugjatët që hyjnë në Greqi nga Turqia nga data 20 mars do të rikthehen në territorin turk nësë nuk aplikojnë për azil apo kërkesa e tyre është refuzuar. Ndërkohe OKB-ja ka bërë të ditur se 13 nga 202 emigrantët që u zhvendosën ditën e djeshme në Turqi mund të jenë deportuar gabimisht, pasi ekziston mundësia që policia të ketë harruar të përpunojë kërkesat e tyre për azil.