KRYEFAQJA » LAJME » Idrizi: Keqardhje për Greqinë! Çështja çame është çështje të drejtash evropiane!
Idrizi: Keqardhje për Greqinë, por çështja çame është çështje të drejtash evropiane

Idrizi: Keqardhje për Greqinë! Çështja çame është çështje të drejtash evropiane!

Nënkryetari i parlamentit shqiptar Shpëtim Idrizi, njëkohësisht kreu i PDIU, e cila ka si kauz kryesore të saj zgjidhjen e çështjes çame, ka reaguar pasi u mësua se komisioneri Johanes Hahn i kërkoi zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë. Fillimisht zoti Idrizi e konsideroi si një lajm të madh, ora e bardhë për Çamërinë dhe shprehu shpresën se zgjidhja e kësaj çështjeje është afër. Por përgjigjia e ashpër e autoriteteve greke se çështja çame nuk egziston, e ka shtyrë kreun e PDIU të shprehi atë që ai e konsideruar si “Keqardhje e madhe për një vend të BE-së”. “Deklarata e Komisionerit Hahn është një shuplakë për nacionalizmin grek vërteton se çështja çame nuk është as çështje dypalëshe e as shumëpalëshe, por çështje themelore e të drejtave të njeriut. Çështja çame do të ekzistojë për aq sa do të ekzistoj qoftë dhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë. Deklarata e BE përforcon qëndrimin e kahershëm të PDIU dhe Shoqatës Çamëria se integrimi evropian i Shqipërisë dhe zgjidhja e çështjes çame janë e njëjta rrugë, pasi vetë çështja çame është çështje të drejtash evropiane” shprehet në deklaratën e tij zoti Shpëtim Idrizi, Nënkryetari i parlamentit shqiptar Shpëtim Idrizi, njëkohësisht kreu i PDIU. Për këtë temë ai mbajti dhe një deklaratë të posaçme në parlament.