KRYEFAQJA » LAJME » Idrizi: Nëse nuk lejohen ndërtimet e varrezave të të rënëvë në Çamëri, asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri
Idrizi: Nëse nuk lejohen ndërtimet e varrezave të të rënëvë në Çamëri, asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri

Idrizi: Nëse nuk lejohen ndërtimet e varrezave të të rënëvë në Çamëri, asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri

“Çështja çame” edhe njëherë është ngritur në parlamentin shqiptar. Ka qenë nënkryetari i parlamentit Shpëtim Idrizi, njëherësh dhe kryetari i PDIU, që në seancën parlamentare të së enjtes është shprehur me me tone kritike ndaj deklarimeve të kreut të parlamentit Ilir Meta gjatë vizitës së fundit në Athinë. “Unë shpresoja të shihja në sjelljen tuaj të atjeshme të paktën kryeministrin e vitit 1999 kur vizitonte Athinën ose kryetarin e LSI kur organizonte mbështetje dhe mbështeste çështjen çame” tha zoti Idrizi. Por më shumë kreu i PDIU u ndal tek çështja e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, kërkesë e hershme e Athinës ndaj Tiranës. “Ju thoni ta lëmë të shkuarën dhe ta shohim të ardhmen! Po Presidenti i Greqisë nuk ja lë çështjen e varrezave të shkuarës, por ja faturoi të ardhmen, askush nuk u ndje. As ju dhe as kolgët që ju shoqëronin. Por të vdekurit janë njësoj kudo, trajtohen me të njëjtin respekt, ndaj do të ishte e udhës të paktën të kishin kërkuar varet e shqiptarëve në Çamëri, por kjo befas ndodhi që i përket të së shkuarës” tha zoti Idrizi. Ndërkohë ai paralajmëroi: “Nëse nuk lejohen ndërtimet e varrezave të të rënëvë në Çamëri prej genocidit fashist grek në fund të luftës së dytë botërore, asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri. Unë betohem solemnisht për këtë në emër të PDIU, pro edhe në emër të të gjithë shqiptarëve! Sido që të kem bindjen dhe besimin unë jam i bindur që nuk do ti lejoj. Nuk ka gjuhë të mëndafshtë apo helm që të na bindë , nuk ka aksion politik tokësor dhe detar, ajror që ne të na thyej, aty do të jemi, përballë do të na kenë” tha plot nerv nënkryetari i parlamentit Shpëtim Idrizi, njëherësh dhe kryetari i PDIU.