KRYEFAQJA » LAJME » Idrizi: “Politikanët nuk duhet të kenë frikë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të përballën me votuesit”
Idrizi: "Politikanët nuk duhet të kenë frikë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të përballën me votuesit"

Idrizi: “Politikanët nuk duhet të kenë frikë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të përballën me votuesit”

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, partia e të cilit është më afër koalicionit qeveritar se sa opozitës, i shikon zgjedhjet e parakohshme reja si një mundësi për tu dhënë fund mosmarrëveshjeve aktuale mes politikanëve të të gjitha krahëve. “Politikanët nuk duhet të kenë frikë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të përballën me votuesit” i tha ai gazetarit Enkel Demi në emisionin “Shih programin”, një nga emisionet më të shikuara të RTSH. “Ne jemi të vëmendshëm se çfarë po ndodh sot. Politika është në kuotat më të ulëta të saj, ndryshe nuk do të kishte nevojë që të flitej për dekriminalizim dhe dekomunistizim. Nëse do të ketë nevojë për mbështetje kundër dekriminalizmit apo sistemit të drejtësisë, PDIU do të jetë në mbështetje të këtyre proceseve. Por, nëse do të vazhdohet me inatet personale, unë kundër atij, ai kundër atij tjetrit, më mirë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme” tha zoti Idrizi. Kreu i PDIU shprehu vlerësime, por edhe rezerva  për qeverinë Rama. “Kjo qeveri pas dy vitesh punë e ka treguar kumtin e vet, por nuk e ka transmetuar në pritshmëritë e njerëzve. Ekonomia nuk është e qartë. Duhej të kishte patur një plan të mirëfilltë. Vlen për t’u veçuar vetëm reforma në arsim, të tjera janë aksione që janë detyra të qeverisë. Qeveria duhet të ndryshojë rritmin, të rigjejë shënjestrën. Çdo fytyrë e qeverisë, çdo emër i përvetshëm nuk janë më të rëndësishme se ngjallja e shpresës” tha zoti Idrizi duke u shprehur për nevojat e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.