KRYEFAQJA » LAJME » Idrizi prezantoi platformën e riorganizimit të PDIU-së
Idrizi prezantoi platformën e riorganizimit të PDIU-së

Idrizi prezantoi platformën e riorganizimit të PDIU-së

Kryetari i partisë Drejtësi ,integrim dhe unitet prezantoi platformën e riorganizimit të forcës që drejton në mbledhjen e këshillit kombëtar. Shpëtim Idrizi para anëtarëve të PDIU-së, ndonëse u shpreh me rezerva për vizitën e kreut të diplomacisë shqiptare në Greqi pasi sipas tij nuk e ngriti publikisht çështjen çame, vlerësoi faktin se forca që drejton po përfaqësohet me postin e zëevendës-ministrit të jashtem gjë për të cilën Idrizi theksoi se, frytet do të korren më vone.

Shpëtim Idrizi foli edhe për krizën në Siri, ku mbështeti qëndrimin e qeverisë në kuadër të një plani të përgjithshëm europian.

Ndërkohe, Idrizi prezantoi edhe pjesëtaren më të re të PDIU-së, deputen Mesila Doda.