KRYEFAQJA » LAJME » IFC mbështet rritjen e sigurisë së furnizimit me energji

IFC mbështet rritjen e sigurisë së furnizimit me energji

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Republikës së Shqipërisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi që do të ndihmoje në krijimin e Burses Shqiptare të Energjisë dhe do të siguroje një lidhje më të mirë të tregut të brendshëm të energjisë me vendet e tjera në Evropë. Kjo bursë do të jetë vendi kryesor për tregtimin e energjisë, e cila do t’i japë mundësi Shqipërisë të bleje dhe të shesë lehtësisht dhe në një kohë të shkurtër energji tek vendet fqinjë. Bursa e Energjisë Elektrike të Ditës në Avance do të ndihmoje në nxitjen e integrimit të rrjetit energjetik të Shqipërisë me pjesën tjetër të Evropës, përfshirë edhe Kosovën. Ajo gjithashtu do të ndikoje në rritjen e transparencës së çmimeve dhe do të përmirësoje klimën e investimeve për projekte të reja në fushën e energjisë.