KRYEFAQJA » LAJME » Ikja e energjisë shtyn derbin Tirana- Partizani
Ikja e energjisë shtyn derbin Tirana- Partizani

Ikja e energjisë shtyn derbin Tirana- Partizani

Vështirë se mund të imagjinohej një zhvillim i tillë i derbit kryeqytetas Tirana- Partizani cili po zhvillohej të enjten në Stadiumin “Selman Stërmasi” i vlefshëm për Kampionatin Kombëtar të Futbollit.  Ndërsa kishte hyrë në fazën përmbyllëse, kur takimi ishte 0-0,  në minutën e 63-të stadiumi u zhyt në errësirë. Tifozët e zjarrtë të të dy ekipeve, për herë të parë u bashkuan dhe në mënyrë ironike ofruan dritat e celularëve për “vazhdimin” e takimit. Energjia e stadiumit erdhi pas 20 minutash, por ndërsa projektorët po bëheshin gati të ndizeshin, gjithçka u zhyt sërish në terr. Zyrtarisht u bë e ditur për një difekt në zonë, ndonëse shumëkush nuk e ka besuar. FSHF ka vendosur që ndeshja të shtyhet për të premten në orën 14:00. Ajo do rifillojë në minutën e 63-të.