KRYEFAQJA » LAJME » ILEJN TOMPSON, E ARTË E DYFISHTË PAS 28 VITESH
elaine thompson, atleke xhamajkane, dy medalje, sprint, 200 metra,
EPA/YOAN VALAT

ILEJN TOMPSON, E ARTË E DYFISHTË PAS 28 VITESH

Ilejn Tompson e ka përshkruar veten si “një luftëtare”, teksa kapërceu një tërheqje muskulare dhe u bë e para femër në 28 vitet e fundit që fiton medaljen e artë të dyfishtë në garat e sprintit. E sapoardhur nga triumfi dhe medalja e artë në garën e 100 metrave, Tompsoni ka shpërthyer edhe në atë të 200 metrave, duke regjistruar kohën më të mirë të sezonit, me 21 sekonda e 78 të qindtat, 10 të qindtat më shpejt se favoritja holandeze, Dafne Shipërs, që u kënaq me vendin e dytë. Tompsoni i merr të dyja medaljet e arta në sprint për herë të parë që nga 1998-ta, kur amerikania Florens Griffith Xhojner triumfoi në Lojërat e Seulit.