KRYEFAQJA » LAJME » Ilir Meta pret ambasadorin e ri të Austrisë, Johan Satler
johan sattler ilir meta ambasadori austrise shqiperi

Ilir Meta pret ambasadorin e ri të Austrisë, Johan Satler

Johan Satler është ambasadori i ri i Austrisë në vendin tonë. Ai u prit nga kryeparlamentari Ilir Meta i cili i shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Vjenës zyrtare ndaj procesit të integrimit evropian të vendit tonë. Duke vlerësuar mbështetjen austriake në avancimin e të gjitha reformave kyçe që i shërbejnë zhvillimit institucional dhe ekonomik të vendit, zoti Meta theksoi theksoi se kuvendi, duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe eksperiencën e kompanive austriake, mbështet rritjen e investimeve austriake në vend. Nga ana e tij, kryediplomati austriak në vendin tonë Johan Satler u shpreh se mbeten ende shumë potenciale ekonomike, tregtare e kulturore që duhen shfrytëzuar, aktivitete për të cilat Ambasada do të punojë fort në bashkëpunim me aktorët qeveritare dhe jo-qeveritarë të Shqipërisë.