KRYEFAQJA » LAJME » Ilir Meta, takim me homologun e tij izraelit, Yuli Edelstein
Ilir Meta, takim me homologun e tij izraelit, Yuli Edelstein

Ilir Meta, takim me homologun e tij izraelit, Yuli Edelstein

Kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun e tij izraelit Yuli Edelstein. Dy zyrtarët e lartë pasi vizituan një ekspozitë fotografike në ambientet e kryesisë së kuvendit, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryetari i kuvendit Meta tha se kjo vizite po bëhet në momente të rëndësishme. Bashkëpunimi mes dy vendeve është konkret në shumë fusha si në turizëm, bujqësi, energji dhe transport, por Shqipëria dhe Izraeli mbeten veçanerisht të angazhuara sidomos në luftën kundër terrorizmit. “Marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, tha kreu i parlamentit izraelit, “janë veçanërisht marrëdhënie miqësie, dhe do vazhdojmë të investohemi për thellimin e tyre edhe në nivel parlamentar”. Kreu i parlamentit izraelit do të marrë pjesë edhe në asamblenë parlamentare të Mesdheut si dhe, do të mbajë një fjalim përshendetës në seancën plenare të sotme.