KRYEFAQJA » LAJME » Ilir Meta, takime pune në Berlin
Ilir Meta, takime pune në Berlin

Ilir Meta, takime pune në Berlin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon disa takime pune në Berlin. Gjatë kësaj vizite se tij, Meta u takua me përfaqësues të grupeve parlamentare në Bundestag si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller. Një tjetër takim ishte dhe ai me Sekretarin e Përgjithshëm i Partisë CSU si dhe me zëdhënësin për Çështjet për Ekonominë të CDU-se. Në vijim të takimeve, kryeparlamentari Meta bisedoi dhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Roderich Kiesewetter me të cilin u diskutua për bashkëpunimin dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian. Kryetari i Kuvendit, Meta dhe Kiesewetter diskutuan edhe mbi ecurinë e procesit të Berlinit.