KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Illyricum, vepra botërore që vuri në skenë babë e bir
Eno Koco dhe Gent Koco

Illyricum, vepra botërore që vuri në skenë babë e bir

Illyricum…një vepër muzikore premierë botërore nga Endri Sina dhe koncerti numër 4 i Paganinit i bën bashkë sërish babë e bir në një skenë, muzikantët Eno Koco dhe Gent Koco, njëri në drejtimin e orkestrës simfonike të RTSh dhe tjetri në violinë. Ndonëse është e zakonshme që një familje muzikantësh të interpretojnë së bashku në koncerte, maestro Eno dhe Genti nuk kanë interpretuar së bashku që prej vitit 2010.

Ndërsa Genti luan në violinë solo koncertin numër 4 të Paganinit maestro drejton orkestrën edhe për simfoninë numër 5 të Shostakovic si dhe për premierën botërore Illyricum të kompozuar nga Endri Sina.

Koncerti me një program të pasur dhe dinamikë virtuoze ngjitet në skenë të premten në mbrëmje në sallën e Universitetit të Arteve.