KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Imazhi gjigant i Putin në Urën e Manhattan
putin, manhatan, ura, varur, poster, paqeruajtesi, ironi

Imazhi gjigant i Putin në Urën e Manhattan

Një baner i stërmadh i Presidentit Vladimir Putin është shpalosur në urën e Manhatanit në Nju Jork nga persona ende të paidentifikuar, për arsye ende të panjohura. Portreti i liderit të Kremlinit kishte në sfond flamurin rus dhe atë sirian, si dhe poshtë tij, fjalën ‘peacemaker’, një person që sjell paqen. Autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë detaje rreth këtij veprimi enigmatik. Dëshmitarët raportuan se kishin parë dy persona teksa e shpalosnin banerin në urën e Manhatin, të cilët u larguan më pas në drejtim të paditur. Gjithçka ka ndodhur gjatë orëve të mesditës. Më pas, të pranishmit në afërsi të vendit të ngjarjes thanë se kishin njoftuar oficerët e Policisë së Nju Jorkut. Këta të fundit mbërritën në urën e Manhatanit pas afro një ore duke e hequr portretin e Presidentit Putin. Aktualisht dy personat që mendohet të kenë kryer këtë akt janë shpallur në kërkim. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, por autoritetet kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë për më shumë informacion.