KRYEFAQJA » LAJME » Impiant diferencimi mbetjesh të riciklueshme në Sharrë
Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë: Kthimi i ligjit në parlament, pjesë e betejave politike

Impiant diferencimi mbetjesh të riciklueshme në Sharrë

Në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, vetëm pak kilometra larg Tiranës, u inaguarua ndërtimi i një impianti për diferencimin e mbetjeve të riciklueshme përpara se ato të shkojnë në zonën e asgjësimit. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se projekti është konsultuar paraprakisht me operatorë të fushës së riciklimit. “Më vjen shumë mirë që në landfillin e Sharrës kemi filluar një proces, të cilit i kishte ardhur koha, që është procesi i riciklimit” tha ai. Procesi i riciklimit ka disa të mira, heq të gjitha materialet që mund të riciklohen siç është plastika, metali, dhe shumë materiale të tjera, na reduktohet hapësira që është e nevojshme në landfill, shtoi zoti Veliaj.
Impiati i mbetjeve të riciklueshme do të ofrojë edhe mundesi punësimi për ata që deri tani mblidhnin mbetjet e riciklueshme në kazanët e mbeturinave, kryesisht banorë të komunitetit rom, duke ju dhënë mundësinë për një jetese dinjitoze, përmes punësimit konfrom ligjit. “I ftoj të gjithë të vijnë dhe të punësohen këtu në Sharrë. Do të marrin një rrogë me sigurime shoqërore. Ne nuk mund t’i kthejmë të 4 mijë koshat e Tiranës në 4 mijë pika riciklimi. Kemi këtu një pikë riciklimi, ku besoj se të gjithë ata që kanë interes të punojnë dhe të marrin një rrogë të ndershme, duke u punësuar në riciklim, mund ta bëjnë këtu në këtë investim në landfillin e Sharrës” tha kryetari Veliaj.
Zbatuesit e projektit vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, kanë bërë të ditur se ka nisur puna për rekrutimet. Punësimi i personave që deri me tani mblidhin mbetje të riciklueshme në kazanet e mbeturinave, do të shmangi edhe shfrytëzimin e kësaj kategorie.