KRYEFAQJA » LAJME » “IMSI-Catcher”, opozita kërkon komision hetimor
“IMSI-Catcher” kerkon komision hetimor

“IMSI-Catcher”, opozita kërkon komision hetimor

Në kulmin e përpjekjeve të ndërkombëtarëve për të detyruar maxhorancën dhe opozitën të gjejnë gjuhën e konsensusit për Reformën në Drejtësi, Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër iniciative parlamentare në fokus të së cilës është kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Tahiri. Ajo ka bërë të ditur kërkesën e saj për ngritjen e një komisioni hetimor mbi hetimet sipas saj të jashtëligjshme në ministrinë e brendshme. Deputeti demokrat, ish ministri i brendshëm Flamur Noka, tha të hënën në një deklarim para mediave, se “Është provuar dhe vërtetuar botërisht se në mes të muajit mars, në Shqipëri hyri pa u deklaruar dhe regjistruar në doganë një pajisje përgjuese “IMSI-Catcher”, e cila u përdor më tej për interesat e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, pa pasur autorizimin e prokurorit të përgjithshëm, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta”.
Sipas zotit Noka ndonëse “ky krim i rëndë shtetëror” është në hetim nga prokuroria, një hetim i plotë parlamentar është i nevojshëm sepse do të zbardhë sipas tij rrethanat dhe faktet. Sipas tij kjo dhe për faktin se “…Edi Rama po ushtron një presion kriminal ndaj drejtësisë për ta mbyllur çështjen”.
Maxhoranca nga ana e saj i ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat e opozitës lidhur me këtë çëshjtje. Kyeministri Rama kohë më parë ka deklarur se gjithçka ka lidhje me refuzimin që opozita po i bën Reformës në Drejtësi.