KRYEFAQJA » LAJME » Imzot Rrok Mirdita drejt banesës së fundit
Imzot Rrok Mirdita drejt banesës së fundit

Imzot Rrok Mirdita drejt banesës së fundit

Në Kishën Katolike në Tiranë, po organizohet cermonia e përcjelljes për në banesën e fundit të Imzot Rrok Mirditës. Meshën e funeralit e drejton shkëlqesia e tij Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri.
Trupi i Imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales në vendin që është caktuar për varrimin e Ipeshkëvinjëve sipas traditës së Kishës Katolike.
Imzot Rrok Mirdita humbi jetën, pas një hemoragjie cerebrale. Gjatë misionit të tij në krye të Kishës Katolike, imzot Rrok Mirdita u vu në shërbim të zhvillimit të harmonise fetare, rilindjes së besimit në të gjithë vendin dhe kapërcimit të vështirësive politike.