KRYEFAQJA » LAJME » Inagurohet “Bunk’art”, Rama: Homazh për viktimat e komunizmit në Shqipëri

Inagurohet “Bunk’art”, Rama: Homazh për viktimat e komunizmit në Shqipëri

Një pjesë e historisë, në nderim të viktimave të diktaturës. Për kryeministrin Edi Rama, kjo është simbolika e Bunk’artit të ri në qendër të Tiranës hapja e të cilit u inagurua të shtunën. Duke e konsideruar si dëshmi e gjallë e historisë së popullit, zoti Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, për ndërtimin e tij. Ai i ftoi ata të vizitojnë bunkerin bërthamor të Ministrisë së Brendshme, si një homazh për viktimat e komunizmit. “Ky bunker të dashur miq është hyrja në të parin memorial i konceptuar dhe i ngritur mbi themele kushtuar kujtimit me mendje, me zemër, por dhe me sy të viktimave të terrorit komunist” tha zoti Rama.”Kushdo që ka folur në hava deri më sot, gratis, siç është e brumosur zakonisht shpifja, se ky është një bunker për të risjellë në formë shprehje nostaligjie dhunën e të kaluarës, ka detyrimin moral dhe ta vizitojë” shtoi më tej ai. Për kreun e qeverisë kupola së jashtmi është shembëlltyra tip e bunkerit të diktaturës, por së brendshmi është një diafragëm që merr fryme mes leximit të emrave të viktimave të terrorit komunist”. Zoti Rama tha se muzeu është vullneti për të shlyer një borxh të kujtesës. Bunk’art 2 në qendër të Tiranës, ofron për të gjithë vizitorët, modelin si hartoheshin dosjet e komunizmit. Ai është një pjesë e gjallë e vuajtjes dhe përndjekjes gjatë viteve të diktaturës.Ky është i dyti Bunk’art në Tiranë.