KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Incident i dhunshëm në Sarajevë

Incident i dhunshëm në Sarajevë

Një person i armatosur vrau gjatë natës 2 ushtarë dhe plagosi 5 persona të tjerë në periferi të Sarajevës, kryeqytetit të Bosnjes. Personi i armatosur më pas vrau veten, kur policia e Bosnjës rrethoi shtëpinë ku ishte fshehur. Sulmi ndodhi në një pike bastesh. Sulmuesi ka shtënë edhe në drejtim të një autobusi publik ndërsa bënte përpjekje të largohej. Mediat në Sarajavë thonë se agresori ishte mbështetës i lëvizjes Salafi, një ideologji konservatore e Islamit, e cila shpesh promovon xhihad të dhunshëm. Qeveria e Bosnjës thirri një seancë urgjente pas incidentit por zyrtarët nuk e cilesuan ngjarjen si sulm terrorist.