KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indeksi i Paqes Globale, raporti: Përkeqësim i dhunës globale
raporti

Indeksi i Paqes Globale, raporti: Përkeqësim i dhunës globale

Sipas një studimi të ri të publikuar sot, gjatë vitit të kaluar është shtuar dhuna në Lindjen e Mesme, ndërsa pjesa tjetër e botës ishte në masë të madhe në paqe. “Terrorizmi është po ashtu, në shkallën më të lartë të të gjitha kohërave, vdekjet nga luftërat janë më të lartat në 25 vjet, ndërsa numri i refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, është në nivel që nuk është parë në 60 vjet”, theksohet në studimin Indeksi i Paqes Globale të Institutit për Ekonomi dhe Paqe. Sipas këtij raporti, vendi më i sigurt në botë është Islanda, e pastaj radhiten Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Portugalia. Vendet që janë klasifikuar në fund të kësaj liste janë Somalia, Afganistani, Iraku, Sudani Jugor dhe e fundit e 163-ta, është Siria. Në këtë radhitje, Shqipëria është e 54-ta, Kosova e 77-ta, Serbia e 48-ta, Maqedonia e 84-ta, e kështu me radhë. Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin 103.