KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, 22 të zhdukur nga shembja e urës
indi ura

Indi, 22 të zhdukur nga shembja e urës

Të paktën 22 njerëz u shpallën të zhdukur pasi një urë në një rrugë kryesore që lidh qytetin Bombei me plazhin turistik Goa në Indinë perëndimore u shemb. Zyrtarët thanë se dy autobusë që transportonin pasagjerë janë fundosur në lumë. Ekipet e shpëtimit nuk kanë vërejtur ndonjë automjet apo të mbijetuar, ndërsa shirat e dendur po pengojnë operacionet e shpëtimit.