KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi: Autobusi del nga rruga, 22 të vdekur dhe 23 të plagosur
Indi: Autobusi del nga rruga, 22 të vdekur dhe 23 të plagosur

Indi: Autobusi del nga rruga, 22 të vdekur dhe 23 të plagosur

Të paktën 22 persona kanë vdekur sot dhe 23 janë plagosur kur autobusi në të cilin udhëtonin ka përfunduar në fundin e një rrëpire në Shtetin indian Jamu dhe Kashmir.

Këtë e bën të ditur agjencia indiane e shtypit ANI (Asian News International). Aksidenti, saktëson nga ana e vet NDTV (televizion i kryeqytetit indian), ka ndodhur në zonën e Reasit dhe ka përfshirë një autobus linje me 45 udhëtarë, që përshkonte rrugën Reasi-Bakal.