KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi: Dhjetra viktima si shkak i përmbyetjeve
Indi: Dhjetra viktima si shkak i përmbyetjeve
EPA/JAGADEESH NV

Indi: Dhjetra viktima si shkak i përmbyetjeve

Shirat e rrëmbyeshme të stinës së musoneve kanë shkaktuar përmbytje dhe dhjetra të vdekur në ditët e fundit në disa Shtete të Indisë, duke i detyruar autoritetet lokale që të shpërngulin mijëra persona. Kryeministri indian Narendra Modi siguroi nëpërmjet një postimi në Twitter se “qeveria qendrore do të ndërhyjë menjëherë në ndihmë të pesë Shteteve të goditura nga koha e keqe”.

Në Bihar, disa lumenj kanë dalë nga shtrati ndër të cilët Sone, Punpun dhe vetë Ganxhe, duke shkaktuar shpërnguljen e detyruar të qindra familjeve që janë dërguar në vende të sigurta. Gjendja është e rëndë edhe në Madhja Pradesh, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 20 persona dhe ku guvernatori Shivraj Singh Chouhan ka vizituar personalisht kampin e ngritur në Satna.

Dhe së fundmi, të vdekurit e regjistruar deri tani në Utar Pradesh janë të paktën 11, ndërkohë lumenjtë Ganxhe dhe Jamuna nuk pushojnë së rrituri, duke vënë në vështirësi popullsitë e Allahabadit dhe Varanasit.