KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, Festivali i Divalit ndot ajrin
Indi, Festivali i Divalit ndot ajrin

Indi, Festivali i Divalit ndot ajrin

Banorë të indinjuar të kryeqytetit të Indisë, Delhit, kanë postuar pamje të smogut një ditë pas hedhjes të sasive të mëdha të fishekzjarreve në Festivalin e Divalit. Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër u rritën 10 herë mbi kufirin e lejuar. Autoritetet thanë se Delhi përjetoi një festival të ndotur për shkak të faktorëve si lagështira dhe shpejtësia e erës. Divali, festivali më i rëndësishëm hindu në veri të Indisë, kremton fitoren e së mirës mbi të keqen. Fishekzjarre janë hedhur rregullisht gjatë festës, por ato e përkeqësojnë cilësinë e ajrit. Bashkia e Delhit njoftoi javën e kaluar se do të instalojë pajisje për pastrimin e ajrit pranë rrugëve me qëllimin që të ulë efektet e ndotjes së ajrit.