KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, Samit i vendeve të BRIKS
Indi, Samit i vendeve të BRIKS

Indi, Samit i vendeve të BRIKS

Në resortin turistik indian Goa nisi të shtunën samiti i 5 vëndeve të njohura me shkurtesen BRIKS, në nivelin më të lartë, atë të presidentëve apo shefave të qeverive. BRIKS është shkurtesa e grupit të përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afriaka e Jugut, shtete që përfaqësojnë 3 miliardë banorë. Kryeministri i Indise Narenda Modi priti presidentin rus Vadimir Putin, ate kinez Xi Xhinping, presidentin e Brazilit Mishel Temer dhe atë të Afrikës së Jugut Xhakob Zuma. Bisedimet mes pjesëmarrësve janë përqëndruar së pari në tema me interes të përbashkët dhe me pas në zhvillimet globale. Shqetësimi i përbashkët i këtyre vendeve është ngadalësimi i rritjes ekonomike kohët e fundit. Të pesë shtetet mund të vendosin për nisma që do të nxisnin shkëmbimet mes tyre dhe pjesën tjetër të tregut botëror. Sfidat e përbashkëta për të cilat udhëheqësit do të kërkojnë përgjigje të përbashkëta janë ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.