KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indonezi, dënim me vdekje pedofilëve
is_150423_child_abuse_800x600

Indonezi, dënim me vdekje pedofilëve

Indonezia miraton ligjin për të dënuar me vdekje ata që abuzojnë seksualisht me fëmijët. Kjo masë e ashpër vjen pas disa rasteve të rënda përdhunimesh të fëmijëve, përfshirë atë të një 14–vjeçareje, e cila humbi jetën. Presidenti Joko Widodo tha se ky rregullim në legjislacion ka për qëllim të tejkalojë krizën e shkaktuar nga dhuna seksuale ndaj fëmijëve. Më parë, dënimi maksimal për përdhunimin, si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, ishte 14 vjet burg. Rasti i adoleshentes Yuyun, 14–vjeçarja që humbi jetën në një shkollë në Sumatra, shkakoi reagime të ashpra në opinionin publik.