KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indonezi: Përmbyset motobarka, 20 veta vdesin
Indonezi: Përmbyset motobarka, 20 veta vdesin

Indonezi: Përmbyset motobarka, 20 veta vdesin

Të paktën 20 persona kanë vdekur sot kur një motobarkë e shpejtë në të ndodheshin 90 punëtorë indonezianë emigrues që ktheheshin për në shtëpi është përmbysur në det jo larg brigjeve të ishullit indonezian Batam.

Tridhjetë e nëntë persona të tjerë janë shpëtuar nga skuadrat e ndihmës së shpejtë ndërsa rreth 30 të tjerë rezultojnë të humbur, këtë e ka bërë të ditur shefi i policisë së Batam, Sambudi Gusdian.

Haryanto, një i mbijetuar 51 vjeç, tregoi se motobarka që ishte nisur rreth dy orë më parë nga porti malajzez Jahor Bahru u përmbys kur në zonën ku lundronin shpërtheu koha e keqe, me shira të rrëmbyer dhe dallgë të larta.

Policia, tha gjenerali Gusdian që u përsërit nga Jakarta Post, ka hapur një hetim për të vertetuar se, siç dyshohet, barka ishte e tejmbushur dhe udhëtimi qe organizuar në mënyrë të paligjshme.