KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Infantino drejt kreut të FIFA-s

Infantino drejt kreut të FIFA-s

Skandali i korrupsionit që ka përfshirë prej muajsh FIFA-n dhe UEFA-n, i ka detyruar drejtuesit e këtyre organizmave të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Për FIFA-n zgjedhjet do të zhvillohen në 26 shkurt, si gjithnjë në Zvicër. Pesë kandidatët për kreun e saj janë: Prince Ali Bin Al Hussein i Jordanisë, Sheikh Salman Bin Ebrahim Al Khalifa i Bahrein, Xherom Shampanj i Francës, Xhani Infantino i Italisë e Zvicrës dhe Tokio Seksueill i Afrikës së Jugut. Infantino, ish-sekretari i UEFA-s, pas përjashtimit të Mishel Platini nga drejtimi i organizmit Evropian të futbollit ka marrë përkohësisht drejtimin e UEFA-s. Ai ka mbështetjen e thuajse të gjithë anëtarëve të UEFA-s si dhe 10 anëtarët e konfederatës amerikano jugore të Konmebol. Ndërsa Salman drejtues i Konfederatës Aziatike të Futbollit ka mbështetjen e Konfederatës Afrikane të Futbollit. FSHF ka deklaruar mbështetjen për Xhani Infantinon. Me interes pritet të mesohet edhe data e votimeve për kreun e UEFA-s.