KRYEFAQJA » LAJME » Informacioni në rrjetet sociale për hormonet në luleshtrydhe,shkak për rënien e shitjes
luleshtrydhet

Informacioni në rrjetet sociale për hormonet në luleshtrydhe,shkak për rënien e shitjes

Informacioni që qarkulloi në rrjetet sociale për hormonet në luleshtrydhe ka qenë shkaku për rënien e shitjes së kësaj kulture tek fermerët e Kafarajt në Fier. Qindra kilogramë fruta nga kjo bimë po rrezikohen të prishet, kjo për shkak të thashethemeve se fruti është i dëmshëm nga përdorimi i pesticideve. Të indinjuar nga ky informacion fermerët kërkojnë ndihmë prej autoriteteve që të ndërhyjë në këtë situatë.
Në zonën e Kafaraj janë rreth 90 ha tokë që kultivohen me luleshtrydhe. Fermerët, të bazuar në një kulturë evropiane të rritjes dhe zhvillimit të këtij produkti, mbështetur edhe në trajnime të organizuara nga amerikanët mbi mbarëvajtjen e luleshtrydhes, tregojnë se një fenomen i tillë i keqinformimit është duke iu shkatërruar një punë disavjeçare të ngritur me shumë sakrifica.