KRYEFAQJA » LAJME » Inspektime për higjenën në Durrës

Inspektime për higjenën në Durrës

Garantimi i një sezoni turistik sa më të sigurt dhe të shëndetshëm ka qenë qëllimi i kontrolleve të ushtruara nga grupi task-forcë, pjesë e inspektoratit shtetëror shëndetësor. Inspektimet kanë nisur në subjektet që gjenden në plazhin e Durrësit dhe janë ndjekur nga kreu i këtij inspektorati. Eltar Deda. Sipas tij në gjithë vendin, ka përmirësim të kushteve të higjienës. Qëllimi i kontrolleve mbetet parandalimi i problematikave shëndetësore si dhe përballimi i situatave në rast se do të ketë të tilla. Kontrollet do të jenë të vazhdueshme përgjatë gjithë sezonit turistik tha zoti Deda.