KRYEFAQJA » LAJME » Inspektorianti Shëndetësor, penalizime për mjekët e punësuar pa kriter
sabri skenderi inspektoriati shteteror shendetesor urdheri infermiereve mjeke pa license

Inspektorianti Shëndetësor, penalizime për mjekët e punësuar pa kriter

Të gjithë pofesionistët e shëndetit, mjek, infermier, stomatolog, mami etj që janë të punësuar nëpër klinika dhe spitale private nëse nuk plotësojnë kriteret profesionale apo rezultojnë me shkelje në dhënien e shërbimit do të penalizohen nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Këtë të drejtë, inspektoriati ja mundësoi sot zyrtarisht memorandumi i bashkëpunimit që kjo strukturë nënshkroi sot me urdhrat e mjekut, të infermierëve dhe stomatologëve .

Presidenti i Urdhërit të Infermiereve, Sabri Skënderi tha se ky bashkëpunim ka në thelb shkëmbimin e informacionit. Rastet e abuzimit që konstatohen nga Urdhëri , penalizohen nga Inspekroriati.

Inspektoriati do të ushtrojë kontrolle jo vetëm në bazë të sinjalizmeve të urdhrave të presionistëve por edhe mbi programet që do të hartojë vetë.