KRYEFAQJA » LAJME » INSTAT : Inflacioni 1.9 % në korrik
INSTAT : Inflacioni 1.9 % në korrik

INSTAT : Inflacioni 1.9 % në korrik

Indeksi i cmimeve të konsumit u rrit për të katërtin muaj me radhë duke iu larguar niveleve minimale të shënuara në fillimviti. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se inflacioni u rrit në 1.9% në Korrik nga 1.3% që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Referuar grafikëve të INSTAT, rritjen e çmimeve për këtë muaj e udhëheq grupi i ushqimeve dhe pijeve jo alkolike, ndjekur nga shërbimi arsimor dhe pije alkoolike duhan. Ndërkohë që me bazë vjetore ndikimin më të madh në shtrenjtimin e tyre mbajnë kostot e shërbimit arsimor që janë rritur me 4.8%. Nga ana tjetër, kontribut negativ në inflacion kanë dhënë tre grupe, transporti, veshje- këpucë dhe komunikimi. Ky është muaji i katërt që indeksi i çmimeve të konsumit po njeh rritje, pas një fillim vitit me një inflacion që diku afër zeros, duke ngritur shqetësimet për një situatë deflacioniste në vend. Inflacioni i ulët detyroi bankën qëndrore të ndërmerrte një politikë agresive me uljen e normës bazë të interesit me tre herë, lëvizje që synonte nxitjen e kërkesës në vënd.