KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT : Inflacioni 2% në gusht

INSTAT : Inflacioni 2% në gusht

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 5 muaj me radhë duke iu larguar niveleve minimale të dy muajve të parë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se inflacioni u rrit në 2% në gusht nga 1.9% që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë. Referuar të dhënave të INSTAT, rritjen e çmimeve për këtë muaj e udhëheq grupi i ushqimeve dhe pijet jo alkolike, ndjekur nga shërbimi arsimor dhe pije alkoolike duhan. Tendencë kjo e njëjtë edhe me muajin e mëparshëm. Nga ana tjetër, kontribut negativ në inflacion kanë dhënë 2 grupe, transporti dhe veshje-këpucë. Ky është muaji i pestë rradhazi që indeksi i çmimeve të konsumit po njeh rritje, pas një fillim viti me një inflacion që qe diku afër zeros, duke ngritur shqetësimet për një situatë deflacioniste në vend.