KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT mbi mallrat e vendit
made_in_albania, instat, mallrat vendase, milva ekonomi

INSTAT mbi mallrat e vendit

 

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë shënuar një rënie 0.6% me bazë vjetore në muajin Korrik . Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se përgjatë këtij muaji eksportet arritën 22 miliard lekë, vlerë kjo më e ulët edhe krahasuar me muajin Qershor. Mbështetur në këto të dhënat e tregëtise me jashtë, rënie më të thellë shënojnë importet që sipas INSTAT me bazë vjetore rezultojnë 50 miliard lekë, e thënë ndryshe 5 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Referuar publikimit të INSTAT, rënien e eksporteve e udhëheq grupi i mineraleve, lëndëve djegëse energji, ndikuar nga kriza ndërkombëtare në tregun e naftës dhe mineraleve. Po ashtu ndikim negativ në këtë kurbë rënëse e kanë dhënë materialet e ndërtimit dhe prodhimet e drurit.