KRYEFAQJA » LAJME » INSTAT, Muaji prill rritje të importeve dhe eksporteve

INSTAT, Muaji prill rritje të importeve dhe eksporteve

Eksportet për muajin prill janë rritur me 1,5 % në krahasim me të njëjtin muaj një vit më parë dhe me 9 % në krahasim me Mars 2016. Ndërsa importet e mallrave në muajin Prill 2016 janë rritur me 17,2 % në krahasim me Prill 2015 dhe 9,1 % në krahasim me Mars 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 31,4 % krahasuar me Prill 2015 dhe 9,2 % në krahasim me Mars 2016. Në rritjen e ekporteve ka ndikuar më shumë grupi “Tekstile dhe këpucë” me +11,3 % ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -12,3 pikë përqindje. Sa i përket importeve rritja vjetore e importeve prej 17,2 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupi “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,0 pikë përqindje. Gjate muajit prill Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, me Italinë me 22,7 %, Greqinë me 18,7 % dhe Serbinë 127,2%. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 31,4 %, Maqedonia me 10,6 % dhe Spanja me 21,8 %. Rritjen më të madhe të importeve vendi ynë e kishte gjatë muajit prill me Italinë me 5,6 %, Gjermaninë me 207,9 % dhe Greqinë me 0,2 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina me 19,8 %, Serbia me 12,3 % dhe SHBA me 45,0 %.