KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: Përmirësohet bilanci energjitik
INSTAT: Përmirësohet bilanci energjitik

INSTAT: Përmirësohet bilanci energjitik

Viti 2015 shënon rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 24.1 për qind, ku peshën kryesore të prodhimit e mbajnë hidrocentralet publike me 75,9 përqind dhe pjesën tjetër prodhuesit e pavarur privatë dhe koncesionarë. Bilanci i energjisë elektrike sipas Institutit të Statistikave, bën të ditur se rritja e prodhimit të energjisë ka ndikuar në rritjen e eksporteve dhe rënien e importeve. Sipas të dhënave eksporti bruto i energjisë elektrike rezultoi me rritje mbi 2 herë, ndërkohe që importi bruto shënon rënie prej 29,8 përqind. Njëkohësisht, edhe një nga treguesit më problematikë të sektorit ai i humbjeve shënon përmirësime. Sipas INSTAT në 2015  humbjet në rrjet janë ulur me 21.1 përqind, ku peshën më të madhe e mbajnë rënia e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë që përbën 92.8 përqind të humbjeve totale. Po sipas INSTAT vitin që shkoi është rritur edhe përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët me 1,2 përqind. Ekspertët e fushës ja dedikojnë këtë ecuri në rritje reformës në energjitikë, e cila po e shndërron këtë sektor dikur problematik në një kontribues pozitiv për ekonominë.