KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Instat; Statistikat për çmimet e konsumit
instat, cmimet, e konsumit, statistikat, instituti, vendi, ekonomi

Instat; Statistikat për çmimet e konsumit

Në muajin dhjetor 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ka qenë 2,2 % ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi“Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,65 pikë përqindje. Ndërkohë që çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,05 pikë përqindje. Ndërsa ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin Dhjetor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6%, ndërsa grupi “Transporti” ka kontribuar me -0,2 pikë përqindje. Gjatë vitit 2016, rritja më e madhe është verjtur në muajin Dhjetor me 2,2%, ndërsa rritja më e ulët vërehet në muajin Shkurt me 0,2 %. Sipas grupeve kryesore të shpenzimeve vërejmë se rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur në muajin Gusht në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 4,7 % dhe ulja me e madhe në grupin “Transporti” në muajin Pril me -5,3 %.