KRYEFAQJA » LAJME » Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë ,Ministria e Inovacionit dhuron 450 tableta
Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë

Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë ,Ministria e Inovacionit dhuron 450 tableta

1 qershori ka sjellë një atmosferë festive edhe në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë. Aftësia e kufizuar nuk i ka penguar këta fëmijë të festojnë duke kercyer e duke i rënë instrumentave. Lehtësimi i komunikimit është padyshim një dhuratë e çmuar për ta. Për këtë arsye ministria e inovacionit dhe administratës publike, së bashku me ambasadën italiane, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, u ka dhuruar 450 tableta.

Kjo dhuratë vjen si pjesë e programit “unë mësoj”. Në këto tableta është instaluar një program i personalizuar, ku integrohet gjuha e shenjave dhe ajo e folur.