KRYEFAQJA » LAJME » Integrimi i romëve, kusht për anëtarësimin në BE
Integrimi i romëve, kusht për anëtarasimin në BE

Integrimi i romëve, kusht për anëtarësimin në BE

“Integrimi Romëve 2020” ishte në qendër të takimit rajonal që nisi të hënën në Vjenë, që synonte raportimin për politikat e integrimit të romëve në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.
“Institucionet evropiane, Shtetet Anëtare të BE-së si dhe të gjitha vendet me aspiratat për t’u bashkuar me BE kanë një përgjegjësi të përbashkët për të përmirësuar jetën e qytetarëve të vet romë. Me qëllim për të ndjekur ndryshimet dhe progresin drejt integrimit romët në vitin 2020, ne kemi nevojë për të dhëna të sakta dhe informacione të përditësuara, ku monitorimi dhe raportimi kanë një rol vendimtar “, tha Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Goran Svilanoviç, në hapjen e takimit.
Zoti Svilanovic më tej shpjegoi se Strategjia e Zgjerimit të Komisionit Europian theksoi gjendjen e pasigurt të shumë romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, dhe se si çështjet e romëve janë të lidhura dhe janë bërë pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe kusht për anëtarësim.
Romët përfaqësojnë rreth 5.5 për qind në mesataren e popullsisë në rajon. Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen, secila ekonomi , vendet e rajonit kanë Strategjinë dhe Planin e Veprimit për të siguruar integrimin e plotë të romëve. Zbatimi i këtyre planeve të veprimit duhet të monitorohet dhe të mblidhen informacione për vendimmarrësit të cilët do të vendosin nëse veprimet e deritanishmëe kanë dhënë rezulat, apo kërkohen masa të tjera.
Ekipi i Veprimit Roma 2020 do të paraqesë një model për raportimin e cila është në përputhje me praktikën e raportimit vjetor të përcaktuar nga Dekada “Romët 2005-2015”. Raporti do të masë progresin e arritur në zbatimin e prioriteve të tilla për romët si arsimi, punësimi, shëndeti, strehimi.
Pjesëmarrësit e seminarit – anëtarët e grupit të kontaktit për romët, përfaqësues të arsimit, punësimit, strehimit, shëndetit dhe ministritë e vendeve të rajonit; përfaqësues të ministrive të financave, organizatat e shoqërisë civile rome, si dhe të dërguarit e zyrave statistikore dhe organizatave ndërkombëtare, të tilla si Eurostat, OSBE, UNHCR, UNDP, Organizata Botërore e Shëndetësisë, etj – do të ndajnë praktikat më të mira dhe do të shkëmbejnë mendime mbi monitorimin, raportimin dhe të dhënat e mbledhur.
“Romët 2020” synon të sigurojë që qeveritë kombëtare të integrojnë masat specifike të politikave rome në: 1) politikat e zakonshme socio-ekonomike dhe 2) buxhetimit kombëtar.
“Integrimi Romëve 2020” nisi në qershor të vitit 2016 nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) dhe Komisioni Evropian (KE). Projekti po zbatohet në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.